Vellezeri e interes… O tempora o mores!

.…mora vesh, e paske martuar vajzen!

URIME, me gjith zemër DYSHIT TË RI !… I prift fati dhe e mbara tërë jetës. Më lejo t’ jua UROJ gjitha të mirat e jetës për ato dhe per juve pleqve!

Bëra nje REQUIEM : Sa vjet e mot njifemi, PYETEM se ç’na bëri ky dreq interes,  këto clichee dhe stereotipe të jetës,  dhe një REQUIEM tjetër, « sa kam qarë dhe vuajaur » kur qielli u shemb dhe ra mbi kokën tuaj si prind!, dhe sa vuaj akoma për atë që ndodhi, dhe bie në trans për “ diamantin e humbur” !  Në mendje si rufe më ra «pavlëresia ime si individ dhe si mësues i thjeshtë»… « një rebel i heshtun, qe s’ka guxim të bëjë gjë për ndryshimin e kësaj bote zuzare, kur je i padëshiruar dhe i papërshtatshëm për rrethin ku jeton« !!!

E rishpalosa thënien : »Njeriu nuk duhet pështyrë në pusin e vjeter », ngase edhe kësdaj maksime i ka ikur vlera dhe mençuria shekullore,  por si për inat,  ja qe njerezit e bëjnë këtë, ngase të shikojnë si të parëndesishëm dhe ne fakt për këtë kanë të drejtë… je i vogël, s’ta var kush, do thonin ato të Shqipërise! Por, ç’ti bësh, kohëra të rënda kanë ardhur shoku,… «tempora mutantum »,  ku clicheetë e padrejtësisë dhe paragjykimet që ato i kanë shëndruar në ‘moto’ të jetës,  janë light-motivi i përditshmërise tonë !

Eh… ky interes i shkretë !! Ehh… kjo padrejtësi e dalë jashtë kontrolli, ehh…ky devalvim dhe nëpërkëmbje dinjiteti që po prish miqësi të shtrenjta, ehh….këto vese që shkatërrojnë njerëzimin! Për më tepër….Transimaku yt,… vazhdon edhe më tej,  të ngelet në top listën e këtyre sfidave, dhe po pret  që perëndia e tij,  njerëzimit t’ia “ndrit mendjen”, e cila ka rënë në një eklipse dhe amulli të paudhë e të rëndë, që këto të fundit,  të rikujtohen para se të veprojë,   që sadopak t’i qërrojnë mendimet e tyre dhe mos të lëndeojnë plagët dhe vlerat e vjetra miqësore!

Por kjo punë kështu e ka tek ne të provincës kasabeske, dhe si për inat dhe me dëshirë, unë vazhdoj të  mbetem i ‘vogël dhe periferik’, duke vënë në bixhoz me te “shtrenjtën e jetës time”, që ma ka falur natyra, dhe përsëri…. vazhdoj të kaloj ditët, javët  e muajt nën sedative/alkohol që “me shërojnë dhe mëshirojnë” dhe kjo me bën “të madh”, ngase në të vërtetë « i madh », kurrë nuk do bëhem!

P.S. Shpresoj të kesh kaluar mirë dhe të jesh ndjerë « par excellence, në entourage-in e shkëlqyer të ahengut, rrethuar nga me te vlefshmit e tu…, tek e fundit ne një zarfë të thjeshtë, e vjetër po aq sa edhe shoqëria jonë,  mbushur plot urime të sinqerta,  do të sjellnim një shumë që do ta paguante ‘çorbën eventuale’ që do ta hanim me zonjën!

Nga : Miku i vjetër që të ka shikuar si « rubin i vlerash të diturisë, që dallon nga të tjerët », që shëndrit vizëllueshëm,  mbi kurorën e «mbretereshës së diturisë », që në ditët tona,  po zbehet me shpejtësi marramendëse ( :

Shkruan: Florim AJDINI

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button