Çfarë është kontracepsioni i urgjencës (kokrra e ditës tjetër), kur duhet marrë dhe si vepron në organizmin femëror?

Pilula e emergjencës, ose njohur ndryshe si kokrra e ditës tjetër është një përbërje farmacologjike e cila klasifikohet si një kontraceptiv urgjence. Një marrëdhënie seksuale e pambrojtur, e cila konsumohet në periudhën e ovulimit të gruas, pra në periudhën e saj fertile ka një probabilitet të lartë për të shkaktuar një shtatzëni. Për këtë arsye nëse ndodh dicka e tillë, të cilën sigurisht që nuk e doni mund të përdoret kokrra e ditës tjetër, ose siç quhet ndryshe edhe kokrra 72 orëshe. Kjo pilulë nuk duhet të ngatërrohet me RU-486 e cila është një pilulë që shkakton abort (provokon abort kimik), transmeton Femina.al.

Kur dhe si duhet të merret kjo kokërr? Kokrra duhet marrë brenda 72 orëve nga marrëdhënia e pambrojtur, dhe mendohet se veprimi i saj është më efikas nëse merret sa më parë të jetë e mundur. Ajo mund të merret në çdo moment duke qënë se nuk dihet momenti i saktë kur gruaja ka ovuluar në momentin që ka ndodhur marrëdhënia.

Si funksionon? Nëse kokrra merret brenda 24 orëve nga marrëdhënia e pambrojtur, efikasiteti i saj i testuar është mbi 95%. Efikasiteti i saj ka tendencë të bjerë me kalimin e kohës për të mos pasur më asnjë efekt pas 72 orësh. Këshillohet që pasi keni marrë kokrrat e emergjencës të përdorni mjete mbrojtëse lokale (prezervativ), kjo deri në ciklin e radhës, pasi ato nuk janë në gjendje t’ju mbrojnë në vazhdimësi, por vetëm për marrëdhënien e pambrojtur që keni pasur në një moment të caktuar. Është mirë që të tregoni kujdes në vazhdimësi për të pasur gjithmonë marrëdhënie të mbrojtura, gjë e cila mund të arrihet me anën e prezervativit, spirales, diafragmës etj, kjo për të shmangur një përdorim tjetër të kokrrave.

Cila është substanca aktive e këtyre kokrrave? Pavarësish emrit komercial, të gjitha pilulat e emergjencës kanë në bazë si substancë aktive levonorgestrelin, i cili është një progrestenik, derivat i nandrolonit, me një dozë prej 1.5 mg. Mund të ndodhë që medikamentin ta gjeni në formën e një kokrre të vetme e cila e ka të përqëndruar në të gjithë substancën aktive, dhe në disa raste ajo mund të jetë e ndarë në dy kokrra. Progresteniku vepron mbi sistemin hormonal të gruas duke ngadalësuar apo ndaluar ovulimin e gruas.

Kjo ndodh pas veprimit të kësaj substance në hipofizë, e cila më pas nuk është më në gjendje të stimulojë vezoret, pa lënë pa përmendur faktin që progresteniku vepron edhe në ambientin vaginal duke e bërë të vështirë futjen e spermatozoidëve dhe takimin e tyre me qelizën vezë. Nëse në trupin e gruas ka ndodhur ovulimi, substanca aktive mund të ndërhyjë në fekondim duke modifikuar mukozën e uterusit, i cili nuk e pranon vendosjen e vezës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP