Sanders: Trump qartë ka thënë se dëshiron tërheqjen e ushtrisë nga Siria

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është i vendosur sa më parë të tërheq forcat amerikane nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbrëmë deklaroi se personalisht ka bindur homologun amerikan Trump në domosdoshmërinë e mbetjes së ushtrisë amerikane në Siri, që shkaktoi polemika në Washington.

“Presidenti Trump është shprehur në mënyrë të qartë se dëshiron sa më shpejtë të kthejë forcat amerikane nga Siria. Jemi të vendosur që tërësisht të shkatërrojmë DEASH-in dhe të krijojmë kushte në të cilat do të parandalohet çdo mundësi e kthimit të terroristëve në skenë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sanders.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL