Zgjedhjet në Mal të Zi: Dalin rezultatet preliminare, Gjukanoviq i pari me 53.8%

Milo Gjukanoviq, po prinë në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi me 53.8 për qind, njofton Klan Kosova.

Kështu tregojnë rezultatet preliminar, raportojnë mediat në Mal të Zi.

I dyti pas Gjukanoviq, është opozitari, Mladen Bojaniq, me 34 për qind.

Ndërsa kandidatët e tjerë kanë marrë numër fare të vogël të votave.

Këto rezultate vijën pas numërimit të 55 për qind të votave.

Mandati i Presidentit në Mal të Zi është pesëvjeçar.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 532.599 qytetarë.

Sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicioni Demokratik në Mal të Zi, këtë të drejt e kanë shfrytëzuar rreth 64 për qind.

Partitë shqiptare në Mal të Zi, gati si asnjëherë më parë, janë treguar unanime dhe kanë kërkuar nga përkrahësit e tyre që ta votojnë Gjukanoviqin.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin malazez, Genc Nimanbegu, që është dhe nënkryetar i Parlamentit, pati deklaruar se edhe orientimi i politikës shqiptare ka qenë që të votohet për Gjukanoviqin.

Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu që është dhe kryetari i Partisë Forca.

Ndërsa kryetari i Partisë Unioni Demokratik Shqiptar, Mehmed Zenka, ishte shprehur se vota për Gjukanoviqin është jetësore për shqiptarët dhe gjithë rajonin, pasi kandidati tjetër pro-serb ka thënë hapur se mund të rishikojë referendumin për Pavarësinë e Malit të Zi e kthim pas të shumë arritjeve që janë bërë deri tani.

Edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, ishte deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që votat e shqiptarëve do shkojnë për Gjukanoviqin.

Gjukanoviq është në politikën malazeze tash e 25 vjet.

Ai është figura kryesore politike në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button