Albin Kurti reagon për sulmin e SHBA-ve në Siri

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka përkrahur fushatën e bombardimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë e Francës ndaj Sirisë.

“Diktatorët duhet të lëshojnë udhë – e vetmja mënyrë e politikëbërjes kombëtare e ndërkombëtare duhet të jetë demokracia sepse ajo i bën popujt sovranë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Facebook”.

Kurti ka thënë që e përkrah paqen dhe nuk i gëzohet luftës, por sipas tij, agresioni mizor i Assadit nuk mund t’a lë askënd indiferent, sidomos kosovarët.

“Duam paqen, e nuk gëzohemi për asnjë luftë, mirëpo agresioni mizor ndaj civilëve nuk mund të na lërë indiferentë, sidomos neve që e kemi parë e pësuar vetë, në Kosovën tonë. Dëshira jonë do të ishte zgjidhja përmes rrugëve paqësore, përmes diskutimit e bashkëpunimit, por etja e diktatorëve për pushtet nuk i lejon këto. Prandaj ishte e nevojshme ndërhyrja, së paku për t’i ndalur kapacitetet e tyre luftarake që po i përdorin për të masakruar popullin e vet. Urojmë që të marrë fund sa më shpejt katastrofa njerëzore në Lindjen e Mesme, dhe shpresojmë, me sa më pak viktima. Diktatorët duhet të lëshojnë udhë – e vetmja mënyrë e politikëbërjes kombëtare e ndërkombëtare duhet të jetë demokracia sepse ajo i bën popujt sovranë”, ka shkruar Kurti.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP