Recetë gatimi: Kek i kripur me djath

Një recetë shumë e dashur, nga dietologia Rolina Naço

Përberësit:

  • 1 +1/2 gotë ujë të vakur,
  • 1/2 lugë të vogël sheqer,
  • 25gr maja, 500gr miell,
  • 3 lugë gjellë vaj ulliri,
  • 1/4 lugë kripë,
  • 200gr djath dhie të bardhë,
  • 100gr djathë kaçckavall
  • erëza sipas dëshires, rigon, rozmarinë, djozëm etj…

Përgatitja: 
1) Në një enë vendosim ujin e vakur së bashku me majan dhe sheqerin, dhe avash avash vendosim miellin duke e omogjenizuar. 
2) pas miellit vendosim kripën, sasinë e vajit të ullirit dhe e lëmë brumin për 40 minuta afërsisht.
3) pas 40 minuta mund të vendosim djathin dhe erëzat që kemi dëshirë.
4) e vendosim në një tepsi ose në forma të vogla keku dhe e pjekim në furrë për 30-35 minuta afërsisht në 230 gradë.

Këshilla
1. Nëse e pjekim në forma të ndryshme për të berë muffins, zakonisht ka nevojë për më pak kohë pjekje.
2. Mund të shtoni feta ullinj të prerë ose dhe speca të kuq së bashku me rigon, për një shije mesdhetare.
3. Nëse do ta kombinonit me 1 racion sallatë,do të mund të ishte një darkë e lehtë!
Ju bëftë mirë!/ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button