Meta dhe Thaçi reagojnë për sulmet kundër regjimit të Asadit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë reaguar duke mbështetur sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj objektivave të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Meta tha se mbështesin ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë “ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.”

“Jemi ne krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shume siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, ka theksuar Meta në reagimin e tij, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Ndërsa Thaçi në një mesazh publikuar në rrjetet sociale thekson se Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile.

“Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhënjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftës në Siri”, është shprehur presidenti i Kosovës.

Kujtojmë se si përgjigje e sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP