Liverpool-i i Klopp: Shpejtësi dhe lum golash

Për të shkuar në Kiev, Liverpool duhet të kalojnë më parë nga Roma, të cilët janë gëzuar që shorti i Champions u ka kursyer rivalë si Bayern Munchen apo Real Madrid, transmeton Top Channel. 

“Të kuqtë” anglezë kanë sulmin më të mirë në Champions League duke shënuar 33 gola, e njëkohësisht edhe mbrojtjen më të mirë mes skuadrave që janë ende në garë, me 7 gola të pësuar.

Por mbi të gjitha janë një skuadër e ndërtuar me imazhin dhe ngjashmërinë e trajnerit të saj, Jurgen Klopp, që është i vetmi që i ka futur të dridhurat Pepe Guardiolas, si në Dortmund ashtu edhe Anfield.

52 gola ka realizuar tredhëmbëshi Salah-Firmino-Mané, pa llogaritur ato që ka shënuar Coutinho.

Stili i tij i lojës nuk ka asgjë të re, ai ka aplikuar tek “Të Kuqtë” atë që prezantoi me sukses në Gjermani, “gegenpresing”, (presionin e vazhdueshëm).

Por ky nuk është kyçi i vetëm i suksesit të Liverpool në Champions, shpejtësia e pasat e shpejta e të lojtarëve kanë prodhuar jo pak gola për skuadrën e Klopp.

E nëse tifozët e Romës janë gëzuar që i kanë shpëtuar Realit dhe Bayernit, duhet t’i rishikojnë pritshmëritë e tyre, pasi Liverpool nuk është një kafshatë e lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP