Momenti i plagosjes së punonjëses në marketin Kiper ( VIDEO)

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident i armatosur me ç’rastë ka mbetur e plagosur me armë zjarri një punonjës e marketit “Kipër” që gjendet në rrugën Kemal Sejfullah. Sipas denoncimit në polici, ndaj punonjëses së marketit është shtënë me armë zjarri nga personi me emrin Sherif, pas çka i njëjti është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Alsat M.

Personi i plagosur me armë zjarri është G.Ali që punon te “Kiper Market” në rrugën Kemal Sejfullah.

Sipas rrëfimit të të punësuarve, si autor i mundshëm përmendet personi Ajrullovski Sherif, pronar i supermarketit AG për shkak të ndërprerjes së lidhjes së dashurisë. Pas kryerjes së veprës, personi është arratisur derisa personi i lënduar me ambulancë është dërguar në Qendrën Urgjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP