Mogherini javën e ardhshme viziton vendet e Ballkanit Perëndimor, anashkalon Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, do ta vizitoj Ballkanin Perëndimor nga 17 deri 19 prill. Ajo do ta vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, duke anashkaluar kështu Kosovën.

Në njoftimin për media, thuhet se gjatë vizitës së Mogherinit do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme që do të mbahet me 16 prill në Luksemburg dhe adoptimin e pakos së zmadhimit që do të prezantohet nga ajo bashkë me përfaqësuesin Johannes Hahn në Strasburg me 17 prill, transmeton Telegrafi.

Para kësaj vizite, Mogherini kishte thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen për një BE më të fortë, më stabile dhe më të bashkuar.

Mogherini do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë përfaqësues të qeverive dhe partive politike. Më 18 prill në Shkup, ajo do të merr pjesë në një takim jozyrtar të kryeministrave të partnerëve në Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP