Politika aktuale në Maqedoni, një shtytje për boshatisjen e vendit

Blerton Arsllani

Çdo hap e lëvizje politike që po ndodh këtu nuk është asgjë tjetër veçse një nxitje e madhe për banorët e këtij vendi për t’u larguar e për t’u dhënë hapësirë qyqarëve të thinjur që të vazhdojnë ende me lojërat e tyre të fëlliqta e të zeza.

Nuk është politikë ajo politikë që bënë zhurmë e gërryen veshin e çdo kujt.

Më vjen keq që jemi në një situatë ku çdo kush ka për qëllim të largohet e të iki diku ku vlerësohet mundi dhe vepra e çdo njeriu pa marrë parasysh çfarë është.

Kuptimi i politikaneve ka humbur vlerën e vetë, „intelektualët“ tonë që kanë qeverisur me vite dhe ende po qeverisin po fshehin fytyrën e tyre të vërtetë me një maskë patriotizmi, me një maskë që mbulon shpirtin e tyre të zi.

Është një shumicë që shpesh duket edhe si pakicë që në të vërtetë di realitetin dhe gjuhën e vërtetë të qeverisë.

Më vjen keq që në krye të vendit kemi lënë të ulen njerëz të papërgjegjshëm e sy shkurtër.

Çdo qeveri, përfshirë edhe këtë maqedonase duhet të dinë se në të njëjtën mënyrë si ato mund të vjedhin informata mbi dikë po njëjtën edhe dikush mund t‘i thyej ato.

Një frymë e re duhet të frymoj, një sistem i ri duhet të lind, një qeverisje e drejtë duhet të filloj.

Duhet t‘i qëndrojmë asaj që është e drejtë në qofshim edhe pak.

Nuk do të ketë qetësi derisa uniformat të kenë të qëndisur atë që është e lashtë dhe e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP