Dua Lipa rikthehet me ish të dashurin? Ja si e ngacmon ai

Dua Lipa është një prej këngëtareve shqiptare me famë botërore, e cila jo vetëm sjell hite të suksesshme, por zgjon edhe një interes të madh te publiku për jetën e saj private. Pasi u nda nga muzikanti Paul Klein, u përfol se kjo ndarje kishte ardhur për shkak se Dua vazhdonte të kishte ndjenja për ish të dashurin e saj Isaac Carew. Po ashtu, para pak kohësh qarkulluan lajme se këngëtarja ishte në një lidhje me DJ e famshëm Calvin Harris, por ky lajm nuk u konfirmua nga asnjëri prej tyre, shkruan Class.

Me sa duket, jeta private e Dua-s për momentin është një lëmsh i vërtetë, ose të paktën kështu duket për publikun. Ajo që i bëri të gjithë të dyshonin se Dua ishte rikthyer me ish të dashurin e saj Isaac Carew, ishte një koment i tij ngacmues në një foto të këngëtares. Ai komentoi: “Si të rriten kaq shpejt flokët?”. Ky koment erdhi pasi në një foto të mëparshme Dua shfaqej me flokë më të shkurtër.

Nuk dihet nëse çifti është rikthyer bashkë, apo ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore, ashtu siç nuk dihet se çfarë ndodhi me romancën ndërmjet Dua-s dhe Calvin Harris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button