Kryeministri i Pakistanit në “vizitë historike” në Afganistan

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, do të vizitojë Afganistanin të premten.

Vizita është interpretuar si historike dhe është thënë se mund të ndihmojë në uljen e tensioneve midis dy vendeve, transmeton REL.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, tha se Abbasi do të diskutojë me zyrtarët afganë për një sërë çështjesh, përfshirë mënyrat për lehtësimin e bisedimeve midis Kabulit dhe talibanëve.

Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë akuzuar Pakistanin për ofrimin e strehave të sigurta për terroristët që operojnë në Afganistan – akuzë që hidhet poshtë nga Islamabadi.

Përpara udhëtimit të pkanifikuar, Abbasi tha se “askush nuk do paqe në Afganistan më shumë se Pakistani, sepse ne jemi më të prekurit nga terrorizmi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP