Osmani: misioni i OSBE-së në Maqedoni kontribuon në mënyrë të qëndrueshme në zhvillimin e shoqërisë demokratike

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, priti ambasadoren e OSBE-së, Nina Souomalainen, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.

Osmani theksoi mirënjohjen e tij për angazhimin e saj personal si dhe mbështetjen gjatë kohës së mandatit si Ambasadore e Misionit të OSBE-së në vendin tonë. “Misioni i OSBE-së kishte rol të rëndësishëm në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në implementimin e parimit të sundimit të ligjit” theksoi Osmani, duke shtuar se mbështetja e OSBE-së që nga fillimet e para të zhvillimit demokratik të Maqedonisë, që paraqet pjesë të pandashme nga ndërtimi i shoqërisë demokratike.

Gjatë bisedës bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mbështetjen dhe ndihmën të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup siguron për Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në fushat tjera si që janë gjyqësia, mediat, sektori civil etj. në këtë drejtim ata shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe së bashku shprehën shpresë se mbështetja dhe bashkëpunimi mes OSBE-së dhe qeverisë të Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Osmani i dëshiroi sukses Ambasadores Suomalainen në angazhimin e saj të mëtutjeshëm profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button