Flet shkenca: Vetëm kështu mund ta mbani gjallë pasionin në shtrat

Jeni në një marrëdhënie? Nëse po, kjo është fantastike. Akoma më fantastike do të ishte nëse kjo marrëdhënie do të ishte shumë pasionante. Por, a ka munguar pasioni në dhomënt tuaj të gjumit? T’i marrim gjërat me radhë…

Dr. Justin Lehmiller organizoi një studim me plot 40,000 persona dhe arriti të gjente se kush janë 5 ndryshimet e mëdha mes çifteve që gjithmonë kanë një jetë seksuale të nxehtë e pasionante dhe atyre që flaka e pasionit u është shuar kohë më parë, transmeton Revista Class.

Ata që vazhdojnë të mbajnë pasionin gjallë në shtrat kanë shumë gjasa të bëjnë këto pesë gjëra shumë të rëndësishme:

1. Kalojnë më shumë kohë përgatitore për të ardhur në qejf

2. Praktikojnë komunikimin seksual, pra flasin me njëri-tjetrin për seksin

3. Praktikojnë seksin oral

4. Janë më të lumtur me marrëdhënien e tyrë në përgjithësi

5. Praktikojnë ndryshueshmëri në aktin seksual

Dr. Lehmiller shpjegon se çiftet kanë tendencën të mërziten nga rutina seksuale por janë ndryshimet ato që rizgjojnë interesin tonë për seks. Çelësi i gjithë kësaj qëndron tek një substancë e quajtur dopaminë. Dopamina është një neurotransmetues që lidhet drejtpërdrejt me qendrën e kënaqësisë në tru. Është substanca që na bën të ndihemi mirë. Ajo ngacmohet nga ndryshimet apo risitë që ndodhin prandaj mundohuni të jeni kreativë kur vjen puna tek pasioni në çift.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP