Shkëmbimi i territoreve, mes Kosovës dhe Serbisë

Në forumin ekonomik botëror në Davos, presidenti serb Aleksandër Vuҫiҫ deklaroi se në prill Brukseli do të dalë me një project për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë kurse në takimin e tre liderve ballkanas në Davos Vuҫiҫ, Rama dhe Hashim Thaҫi sipas disa informacioneve ka pasur bisedime secrete. Bëhej fjalë për shkëmbime territoresh, Veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq javën e kaluar tha, se SHBA muajin e ardhshëm do të dalë me një paketë katër pikash, propozim për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Me ҫfarë projekti dhe pakete do të dalë Brukseli dhe Departamenti amerikan në muajin e ardhshëm?. Në një gazetë dhe portal serb shtrohej pyetja ҫfarë ndodh në qoftë se Departamenti amerikan së bashku me Brukselin dalin me propozim dhe plan këmbim i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës?  Një gazetë perëndimore shkruan, serbët në Kosovë kanë kritere dhe standarte më të larta se në ҫdo shtet ballkanik. Aspiratat e serbëve për një autonomi që nuk do të ishin problem, por në të ardhmen, ata do të jenë me kokë nga Beogradi, dhe pas disa dekadave do të kërkonin shkëputje dhe bashkim me shtetin amë. Në të ardhmen Kosova do ta ketë të vështirë të mbijetojë si shtet. Serbët e veriut kurrë nuk do të hyjnë në sovranitet dhe juridiksionin e shqiptarëve. Në të ardhmen do të jenë dy skenare aspiratat e serbëve për autonomi dhe pas disa dekadave me referendum do ti bashkangjiten Serbisë dhe skenari i dytë është ndryshimi i kufijve. Teza e ndarjes në të ardhmen mund të jetë reale. SHBA dhe BE duke parë përҫarjen e liderëve politik, mungesën e unitetit, dështimin e shtetit të Kosovës, Washingtoni dhe Brukseli të indinjuar dhe të pakënaqur do të dalin më tezën, për mbylljen e konfliktit, kurse qeveria e Serbisë do të tentojë dhe më tej ta destabilizojë. Shkëmbimi i territoreve ky opsion, mund të jetë stabilitet apriori pa marrë parasysh se do të jetë në dëm të shtetit të Kosovës, shqiptarët nuk do të kenë fuqi ta kundërshtojnë këtë plan. A është e mundur dhe e dobishme ndryshimi i kufijve? Kush janë humbësit dhe fituesit! Më kujtohet babai im i ndjerë, si tregtar kur bënte trampa ҫdo herë dilte fitues mirëpo edhe pala tjetër kur shkëmbente kalin për një lopë dhe se paguante ҫmim më tepër, në fund zgjidhte problem. Serbët që tentojnë të bëjnë trampa, dihet se dalin më fitues se shqiptarët. Në fund edhe shqiptarët do të heqin qafe gurin e mullirit dhe do ti bashkoheshin shtetit amë. Kosova shtet i pavarur dhe më i ri i Europës ishte dhuratë nga SHBA e jo nga Europa. Pas 10 viteve të pavarsisë disa shtete janë penduar që e kanë njohur kurse ata që se kanë njohur akoma nuk e kanë ndërmend për ta njohur. Shkaku është se Kosova ka ngel shtet i dështuar, ka thënë një diplomat i Bashkimit Europian. Aleatët Amerika, NATO me Unionin Europian kontribuan dhe e ҫliruan Kosovën nga gogoli dhe armiku më barbar. Aleatët thanë se ne e bëmë luftën, e juve ua lemë si detyrë për ta bërë paqen, të ndërtoni shtetin. Aleatët e nxorën, e përzunë njëherë e përgjithmonë armikun shekullor. Elitën politike dhe liderët të përҫarë,  korruptuar, inkriminuar. studiuesi dhe publicisti karizmatik Veton Surroj i quan me nofkën Pronto. Ky klan Pronto e kishte kapur shtetin. Të dhënë pas korrupsionit, tenderave, nepotizmit, në fund armiku u hyri për oxhaku. Tani ata nuk mund ta pastrojnë oxhakun.

Ëndrra mashtruese”

Prej fillimit të viteve 90, ҫdo herë kur vija  në pushime me makinë kaloja autostradën në drejtim të Nishit. Isha i hegjemonizuar, polarizuar dhe i fiksuar kur kaloja ҫdo pëllëmbë toke. Më kujtohej ku i kishin varret, gurthemelet, lagjet dhe xhamitë para 100 vitesh, shqiptarët e Toplicës. Njëherë duke udhëtuar me një mikun tim, më tregoi se këtu afër ka qenë kufiri i vilajetit shqiptar (osman) Molla e kuqe. Pas takimeve në Davos të tre liderëve Vuҫiҫ, Rama dhe Thaҫi dhe bisedimeve me tentativë  shkëmbim territoresh, atë ditë isha i politizuar dhe i polarizuar. Unë ëndrrave nuk iu besoj dhe nuk i mbaj mend, mirëpo Sigmund Freud  thotë, një ëndërr që nuk interpretohet në familjet hebreje është si një kafaz që nuk ҫilet dhe letra nuk lexohet. Ëndërroja duke kaluar Nishin në drejtim të Shkupit tabelat që tregonin drejtimet në gjuhën serbe Skopje-Solun ishin ndërruar në gjuhën shqipe. Në ballë pashë shigjeta të drejtuara Tiranë-Shkup dhe Selanik. Pas disa kilometra ndodhej dogana, flamuri kuq e zi dhe para doganës pllaka Republika e Shqipërisë. Doganierin e pyeta se ku mbaron kufiri. Doganieri shqiptar me një akcen toskë mu përgjigj:  gjithë vilajetet shqiptare dhe Ҫamërinë. Nga emocionet më doli gjumi. Nuk mbaj mend të jem aq i lumtur dhe i gëzuar. Thashë me vete, ku dreqi më doli gjumi. Kjo ëndërr mashtruese më ngazëlleu shumë. Doja të më zinte gjumi dhe ta vazhdoja këtë ëndërr, por nuk më zuri deri vonë. Ëndrrën që pashë shumë shqiptarë e kanë ëndërruar dhe akoma do të vazhdojnë ta ëndërrojnë si dëshirë për bashkimin kombëtar. Por sa është racionale dhe e arritshme që të arrihet bashkimi i trojeve shqiptare? Kjo varet më së shumti nga Bashkësia Ndërkombëtare, nga interesat gjeostrategjike dhe politike të Fuqive të mëdha. Ҫdo herë aleancat kanë ndryshuar nëpërmjet natës. Shumë burra shteti kanë përsëritur frazën “nuk ka miqësi të përhershme por ka interesa të përhershme”. Pas mbarimit të Luftës së ftohtë dhe shembjes së komunizmit,  asgjë nuk është e përhershme e pandryshuar dhe e pavdekshme. Bashkimi kombëtar nuk është utopik. Të gjithë ne shqiptarët për ëndrrën shumë shekullore bashkimi i gjithë trojeve së pari duhet të shkëputemi nga miti, nacional romantizmi, folklorizmi politik dhe nacional patriotizmi. Bashkim kombëtar mund të ketë pa Veriun e Kosovës, shkëmbim në Luginën e Preshevës, Bujanovcin dhe Medvegjën, Tetovën, Gostivarin dhe Dibrën. Ky project i ndarjes së Maqedonisë ishte nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë në bisedime pas konfliktit të vitit 2001 mes dy liderëve Arbër Xhaferri dhe Lupce Georgievskit. Maqedonasit dhe liderët për ti hequr qafe shqiptarët dhe sot me dy duar e ndajnë Maqedoninë duke i dhënë tre qytetet. Pas luftimeve në lagjen e trimave në Kumanovë në shtypin dhe portalet maqedonase kam lexuar një artikull për ndarjen e Maqedonisë. Autori shkruan, në qoftë se e marrim në kontekstin historic do të ishte në dobi ndryshimi  i kufijve ndarje territoreve për të dy palët. Ndarja territoriale e Maqedonisë është më e lehtë se e Kosovës. Maqedonia ka një sipërfaqe mbi 23 mijë km katror,  Kosova ka 10 mijë km katror dhe dy shtetet kanë afërsisht nga dy milion banorë. Autori shkruan, se multietniciteti mes dy popujve është i pamundur. Mes maqedonasve dhe shqiptarëve nuk ka martesa. Ekziston sterilizim kulturor. Janë dy shoqëri të mbyllura ku shumë pak komunikojnë dhe nuk janë të integruara si shoqëri e hapur. Shqiptarët janë të kthyer me kokë nga Tirana dhe Prishtina. Maqedonia është shteti i huaj për ta. Maqedonasit kanë krizë identiteti, frikë nga hegjemonizmi, albanizimi dhe ekspansioni demografik. Në të ardhmen, maqedonasit i shohin shqiptarët si mazhorancë. Autori e kishte fjalën se po të merrnin diku rreth 25% deri 30% territor shqiptarët, të dy palët do të dalin të kënaqura. Në të ardhmen bashkimin kombëtar mund ta llogarisim me një tablo afër 7000 km katror të trojeve shqiptare të Maqedonisë, shkëmbim territoresh mes Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Serbia do ta marrë Veriun e Kosovës me burime të pasura natyrore. Kosova mbi 10 mijë km katror, së bashku me Shqipërinë, shqiptarët do të kenë një shtet me sipërfaqe 47 mijë km katror dhe afër 6 milion e gjysëm banorë. Shqiptarët në Gadishullin e Ballkanit do të jenë afërsisht të barabartë në sipërfaqe dhe banorë me shtete fqinje. Ëndrra mashtruese që pashë mund të jetë reale dhe racionale. Nuk do të jetë kufiri te Molla e kuqe ndoshta do të jetë më lart por në atë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button