Receta për bukën pa miell, të cilën e lejojnë dietat më të njohura!

Buka për shumicën është ushqimi i preferuar, të cilin e kombinojnë me ushqime dhe gjellë të ndryshme. Por, ky ushqim ndërlidhet me mbipeshën, sepse është përplot karbohidrate. Nëse dëshironi të kënaqeni në sandviçin e shijshëm, përgatiteni versionin e bukës, shkruan Femina.al.

Përbërësit:
  • 3 vezë;
  • 100 gramë lyerje djathi;
  • 1/2 e lugës pluhur për pjekurina;
  • kripë;
  • letër për pjekje.
Përgatitja:

Në një enë ndani të bardhët e vezëve, shtoni pak kripë dhe i përzieni. Në enën tjetër hidhini të verdhët e vezës, djathin dhe pluhurin për pjekurina dhe përzieni mirë derisa të fitoni një masë të butë. Në masën e fituar, gradualisht shtoni të bardhët e vezëve dhe ngadalë e përzieni.

Në tepsi shtrini letrën për pjekje, me lugë merrni masën dhe e hidhni në letër. Tepsinë e futni në furrën e ngrohur dhe piqni pjekurinën për rreth 25 minuta në 150 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button