“Nju Jork Tajms” – Nimfa gjarpëruese dhe anije pirate: shënime nga kryeqyteti i kiçit

Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka vizituar kryeqytetin e Maqedonisë ku edhe i ka kushtuar një shkrim plot kritika, informon albinfo.ch.

“Një kuiz i shpejtë. Cilat prej pyetjeve të mëposhtme ka kuptim?
a) Tre anije pirate në një lum të një shteti ballkanik pa dalje në det,
b) Një statujë bronzi rreth 20 metra e gjatë e luftëtarit antik Aleksandrit të Madh dhe gjithashtu nuk është Aleksandri i Madh, ose
c) Një shtëpi dedikuar Nënë Terezës, një shenjtore e njohur për modestinë e saj, e ndërtuar me një stil bollëk, që më së miri mund të përshkruhet si “Miami” takon “ the Flintstones”.

Përgjigja: Asnjëra, përderisa ju jeni në Shkup të Maqedonisë. Ato të gjitha kanë shtëpi në bulevardin e Shkupit, që është kthyer në një nga kryeqytetet më kiç të planetit.”

Prestigjiozja amerikane gjithashtu tregon historinë pompoze të projektit “Shkupi 2014”, që kushtoi miliona euro dhe rrëzoi qeverinë e më përparshme. “Projekt me 750 milion dollarë, në një vend me pagë mesatare prej më pak se 500 dollarë.”

Kontesti i emrit me Greqinë

“NYT” ndalet edhe te kontesti i emrit me Greqinë dhe se kjo është një arsye e fillimit të projektit “Shkupi 2014”, për të paraqitur Aleksandrin e Madh si hero të Maqedonisë,  edhe pse në statujën 20 metra të gjatë në mes të Shkupit shkruhet “luftëtari mbi kalë”.

“Kontesti i emrit mes Shkupit dhe Athinës është më tepër e ndërlikuar si pasojë e politikës moderne sesa e realitetit historik, por baza e zënkës është kjo: Grekët mendojnë se maqedonasit antikë ishin popull helen dhe se Maqedonia e vërtetë është pjesë e Greqisë.”

Në fund shkrimi përmbyllet me investimin e palmave përreth Vardarit. “Çmimi i tyre ishte 600,000 dollarë, nga një investigim i “Balkan Insight”. Rreth 95 përqind e tyre u thanë vitin e parë, si pasojë e temperaturave tepër të ulta gjatë dimrit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP