Messi nuk mundi ta durojë poshtërimin e Argjentinës nga Spanja, ai u largua më herët nga shkallët e stadiumit (VIDEO)
Lionel Messi nuk luajti fare në ndeshjen Argjentina e zhvilloi kundër Spanjës, ku kombëtarja e tij pësoi humbje të thellë me rezultat 6-1.
Ai ishte i detyruar që nga shkallët e stadiumit ta shoh turpërimin më të madh të kombëtares së tij, ndaj Spanjës.
Ylli i Barcelonës qëndroi dhe shikoi Argjentinën duke e nxjerrë gjashtë ehrë topin nga rrjeta dhe performacën magjike të Iscos, transmeton Telegrafi.
Messi ishte i detyruar që të qëndrojë jashtë fushe për dy ndeshjet miqësore që Argjentina i zhvilloi, kundër Italisë dhe Spanjës.
Lionel Messi ishte i ulur në shkallët e stadiumit të Wanda Metropolitano në Madrid.
Kuer kishin mbetur edhe 13 minuta për tu mbyllur ndeshja, ai kishte parë mjaftë, duke u larguar nga ulësja.
Argjentina kishte disa mungesa, ku përveç Messit mungonte dhe Angel Di Maria dhe Sergio Aguero.
Messi after watching Argentina get battered 6-1 by Spain ? pic.twitter.com/pXX3y5g8Wi
— True Soccer Life ⚽ (@TrueSccrLife) March 28, 2018