Mos-zgjedhja e kreut të Këshillit, Komunën e Tetovës e ndajnë pak ditë para “kolapsit“

Të premten së fundmi pritet që këshilltarët e Komunës së Tetovës, një ditë para skadimit të afatit ligjor, të zgjedhin kreun e Këshillit komunal. Këtë për Portalb.mk e bëri me dije Bekim Memeti, koordinator i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Nëse eventualisht nuk arrihet marrëveshje mes partive, në Tetovë duhet të përsëriten zgjedhjet për Këshillin Komunal ndërsa Komuna e Tetovës nuk mund të shfrytëzojë paratë e buxhetit për investime, por ka para vetëm për rroga të administratorëve dhe për çështje administrative.

“Seanca me gjasë do të realizohet deri në fund të javës. Do të kemi edhe një koordinim të përbashkët me gjithë koordinatorët te kryetarja e Komunës, Teuta Arifi dhe të shohim qëndrimet e të gjithëve. Jam optimist dhe pres nga të gjithë të tregojnë interes të tejkalohet kjo situatë me qëllim që të tregojmë edhe pjekuri politike po edhe ta arsyetojmë zgjedhjen tonë si këshilltar komunal ndaj qytetarëve dhe për të mirën tonë të përgjithshme “ thotë për Portalb.mk, Bekim Memeti, koordinator i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga ana e Komunës së Tetovës thonë se këtë çështje ua kanë lënë partive politike sepse ato do të duhet të arrijnë marrëveshje.

“Kohezion brenda këshillit komunal ekziston. Meqë ka unitet atëherë e kemi parë të rrugës që këtë çështje ta zgjidhin vetë grupet e këshilltarëve. Megjithatë, ky proces ka një kornizë ligjore dhe disa data të cilat nuk munden të shkelen për shkak se pason fuqia vepruese e ligjit, atëherë është mirë që partitë politike të bien dakord për një emër që të mund të kryesojë me Këshillin Komunal.” thuhet në përgjigjen e komunës së Tetovës dërguar Portalb.mk

Nga partitë politike Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA thonë se janë të hapur për bashkëpunime por deri më tani nuk janë ftuar nga ana e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi për të zgjedhur këtë problem.

“Vazhdojmë të presim të na thirrin në takim. Kryetares i kam ofruar të tejkalojmë këtë situatë pa mos i vendosur asnjë kusht për të zgjedhur edhe buxhetin edhe kryesuesin e këshillit. E tëra me një qëllim të vetëm, të mos kenë pasoja qytetarët por deri më tani me sa e shohim nuk ka asnjë interesim ndërsa kanë ngelur vetëm disa ditë” thotë për Portalb.mk, Arif Selmani, koordinator i këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët.

“Ne jemi pro që të zgjidhet ky problem. Disa herë kemi qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë që të formohet këshilli po nuk e dimë se çka është duke ndodhur ” thotë për Portalb.mk, Besar Durmishi nga Lëvizja Besa.

Këshilli i Komunës së Tetovës; Foto nga: Komuna e Tetovës

Edhe Zhive Aleksovski nga LSDM thotë se pret të ketë një ketë seancë ku të zgjidhet ky problem.

“E dimë se deri në fund të javës do të duhet të zgjedhim këtë problem dhe jemi duke e pritur kryetaren që të na ftojë. Jam optimist se kjo do të ndodhë mbresa kësaj jave“ thotë për Portalb.mk Aleksovski.

Portalb.mk tentoi te kontaktoi edhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe të PDSH-së por ishin të pakapshëm.

Aktualisht, me vendim të Qeverisë, sa për të mos u bllokuar krejtësisht puna në komunë, Ministria e Financave e ka pranuar buxhetin e Komunës së Tetovës i cili kohë më parë kaloi me shumicë votash, por pa nënshkrim të kryetarit të këshillit, që në fakt nuk është zgjedhur.
Por, para ka vetëm për rroga të administratorëve dhe për çështje administrative.

Në bazë të Ligjit për vetë qeverisje lokale neni 75 paragrafi 4, nëse Komuna e Tetovës nuk e voton buxhetin e plotë deri më 31 mars, e njëjta duhet ë shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Neni 75, paragrafi 4 thotë: “Nëse (këshilli) nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë vjetore deri me 31 mars në vitin që vjen“.

Këshilli i Komunës së Tetovës numëron 31 këshilltarë, ndërsa nga kjo përbërje për zgjedhjen e kryetarit nevojitet shumicë, apo 16 vota prej numrit të përgjithshëm.

Përbërjen e Këshillit mund ta shihni më poshtë:

Tetovë, ka para vetëm për rroga, këshilli pa “kokë” mundësi për zgjedhje të reja

One thought on “Mos-zgjedhja e kreut të Këshillit, Komunën e Tetovës e ndajnë pak ditë para “kolapsit“

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP