Sulmohet një djalë 16 vjeçar në Shkup

Në qendrën urgjente në klinikën “Nënë Tereza” dje është sjell një djalë i lënduar i moshës 16 vjeçare nga Shkupi.

“Rreth orës 15:30, deri sa djaloshi ishte duke ecur në rrugën ‘Anastas Mitrev’ në Shkup është ndalur nga disa persona të panjohur të cilët i kanë kërkuara para. Pasi që ju ka thënë që nuk ka para, ata e kanë sulmuar duke e lënduar me mjet të rënd  në këmbën e djathtë”, njoftojnë nga MPB.

Ndërkohë janë duke u marrë masa për gjetjen e sulmuesve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button