Bie mbështetja për presidentin francez Macron

Sipas një sondazhi të opinionit publik, 74 për qind e popullit në Francë, mendojnë se presidenti Emmanuel Macron po ndjek politikë të padrejtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radio Europe 1 lajmëroi për rezultatet e studimit të agjencisë franceze për hulumtime strategjike dhe studime të opinionit publik “Elabe”.

Duke shprehur se ka rënë niveli i besimit të popullit ndaj presidentit Macron dhe qeverisë, në lajm thuhet se 77 për qind e popullsisë mendojnë se këto politika shkaktojnë përçarje.

Sipas hulmtimit, niveli i francezëve të cilët mbështesin planin e masave ekonomike dhe të reformave të cilat kanë shkaktuar greva dhe protesta gjatë periudhave të fundit, ka mbetur në 35 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button