BE mirëpret ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit

Pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përfaqësuesit e lartë evropianë, e kanë vlerësuar këtë si arritje për Kosovën dhe përmbushje të një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave, transmeton REL.

Shefja për Politikë të Jashmte e BE-së, Federica Mogherini, Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është është hap krucial drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një arritje dhe përparim, që është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ratifikimi gjithashtu paraqet përmbushjen e njërit prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç ka thënë edhe presidenti Jean Claude-Juncker gjatë vizitës së tij në Kosovë, ky është një hap krucial në rrugën dretj liberalizimit të vizave, prej të cilit, më së shumti përfitojnë qytetarët”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e tyre dhe përpjekjet e tyre për të arritur lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët e Kosovës”, thuhet tutje në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP