Feride Rushitit do t’i ndahet çmim nga Departamenti amerikan i Shtetit

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit do të ndajë Çmimet Ndërkombëtare për Gratë e Guximshme.

Zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Sullivan, do të nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota, transmeton REL.

Në mesin e tyre është edhe Feride Rushiti, drejtore e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë.

Në vitin 2015, këtë çmim e ka fituar Arbana Xharra, kryeredaktore e atëhershme e gazetës “Zëri” në Prishtinë.

Më 2008, këtë çmim e pati fituar edhe Valdete Idrizi, aktiviste nga Kosova, për projektet që drejtonte në Mitrovicë, me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, do t’iu drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e së premtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP