Është lënduar rëndë një grua në moshë pas përplasjes nga një automobil

Një grua në moshë është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një automjet në një udhëkryq në Kisella Vodë në Shkup.

“Në udhëkryqin e rrugëve ‘Hristo Tatarpev’ dhe ‘1511’, në lagjen Kisella Vodë dje në mesditë një automjet motorik për udhëtim ‘Suzuki’ me targa të Manastirit i drejtuar nga L.I (49) nga Shkupi ka përplasur këmbësorin S.T (79) nga Shkupi. Pas aksidentit S.T është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Sh. Kliemnti i Ohrit’ ku edhe janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur në trajtim të mëtejshëm”, informojnë nga MPB-ja.

Nga ana e ekipit të ekspertëve pranë SPB Shkup është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button