Komuna e Çairit ka fituar grant prej 820.000 eurove nga Banka Botërore për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në suaza të thirrjes publike “Projekte për konkurrencë lokale dhe rajonale” Komuna e Çairit fitoi grant prej 820.000.00 eurove nga Banka Botërore, informon Komuna e Çairit.

Komuna e Çairit ka aplikuar në thirrjen e parë publike me projektin “Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit” në kuadër të “Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale“ i financuar me grant nga Bashkimi Evropian dhe i administruar nga Banka Botërore, për realizimin e Investimeve në infrastrukturën turistike me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve turistike.

Projekti “Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit” përfshin këto aktivitete kryesore:

1.Rekonstruimi i kalldërmës në rrugën kryesore të Çarshisë së Vjetër. Me këtë projekt parashikohet qe të rekonstruohen 1800 m² kalldërmë;
2.Restaurimi i 75 dyqaneve në Çarshi të vjetër në të cilët në të kaluarën janë bërë intervenime jo adekuate nga pronarët ose subjekteve tjerë dhe kanë degraduar trashëgiminë kulturore;
3.Vendosja e mbishkrimeve nëpër objekte;
4.Vendosja tendave nëpër objekte;
5.Virtualizimi i Çarshisë – Aplikacion për identifikimin dhe përshkrimin e monumenteve në Çarshi. Po ashtu ky aplikacioni parasheh edhe instalim të aplikacionit për hartimin e monumenteve historike dhe kulturore në Çarshi të vjetër;
6.Sinjalizimi i tërësishëm i Çarshisë së Vjetër;
7.Organizimi i konferencës ndërkombëtare të qyteteve me çarshi të vjetra dhe shkëmbimi i përvojave në kuadër të revitalizimit të çarshive orientale.

Vlera e përgjithshme e projektit është 50,445,052.50 denarë.
Afati i implementimit të projektit sipas rregullave të Bankës Botërore është 18 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button