Renditja e FIFA-s: ja në cilin vend janë Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar të enjten renditjen më të fundit të përfaqësueseve të shteteve, në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit të Shqipërisë, Christian Panucci, janë ngjitur për një vend më lartë, duke zënë pozitën e 58-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ka 557 pikë, ose katër më shumë nga renditja paraprake, me çka ka avancuar për një pozitë më lartë, ndërkohë që përfaqësuesja e Maqedonisë me 441 pikë, ose pesë më pak nga renditja paraprake, ka rënë për një pozitë duke zënë vendin e 75-të.

Poashtu edhe Kosova është ngjitur për një vend më lartë në klasifikimin e FIFA-s, mirëpo 97 pikët e tubuara i mjaftojnë vetëm për vendin e 176-të në tabelë.

Për sa i përket rajonit, kombëtarja më e mirë është Kroacia e cila mban pozitën e 15-të me 1.053 pikë, Serbia e 34-ta, Bosnjë e Hercegovina pozitën e 41-të, Mali i Zi të 46-tin dhe Sllovenija e 62-ta.

Gjermania mbeti në pozitën udhëheqëses në renditjen e FIFA-s me 1.609, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Spanja, Zvicra, Franca dhe Kili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button