Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, dha dorëheqje, pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë referendumin e vitit të kaluar për një projekt të rëndësishëm hekurudhor dhe urdhëroi votim të ri, transmeton REL.

Cerar tha se dorëheqjen ia ka dërguar Parlamentit.

Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Sllovenisë ka konstatuar se mbështetja e qeverisë për projektin, gjatë fushatës për referendum, ka qenë e njëanshme dhe mund të ketë ndikuar në rezultatin e votimit.

Referendumi i mbajtur shtatorin e kaluar ka mbështetur planin e qeverisë për të ndërtuar 27 kilometra shtesë të hekurudhës nga porti i Koperit deri te një qendër pranë kufirit me Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP