Haradinaj: Donika Kadaj Bujupi rikthehet në AAK

Deputetja e kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare e ka fituar mandatin e deputetes si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton REL. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP