Vogëlushja bionde që nuk e pëlqente veten derisa pa Xhemi Shehun (Foto)

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” surpriza e radhës ishte rezervuar për një vajzë të vogël e cila quhej Ajsi. Ajo është vetëm 6 vjeç, por i pëlqen tepër bota e spektaklit. Kur kishte qenë më e vogël dëshironte që t’i ngjante mamasë së saj, Arjolës, në çdo aspekt.

 Ajsi e imitonte atë, por në një moment kuptoi që nuk i ngjante nga pamja fizike. Kjo gjë e kishte mërzitur shumë atë dhe një natë kur po shikonin “Portokallinë”, mamaja e saj i kishte thënë që i ngjante shumë Xhemit, transmeton TCH.

Ajsit e kishte pëlqyer shumë Xhemin dhe që atëherë ajo kishte dashur që t’i ngjante asaj. Kur Portokallia me turneun e saj në të gjithë Shqipërinë kishte ndaluar edhe në Berat, Ajsi me mamanë e saj kishin takuar Xhemin.

Një takim i cili kishte qenë i pabesueshëm për Ajsin. Për herë të parë kishte takuar idhullin e saj dhe kishte bërë foto. Që nga ajo ditë, Ajsi thoshte që Xhemi Shehu ishte shoqja e saj e ngushtë.

Mamaja e Ajsit kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar asaj që të bëhej një fëmijë më i bindur. Që Arjola të bindej se Ajsi do të ndryshonte i kërkoi që të mbante disa premtime. Një ndër këto premtime ishte edhe ngrënia e gjellës me speca dhe patëllxhanë. Gjellë të cilën Arbana e solli në studio për të parë nëse Ajsi do ta mbante premtimin e bërë.

Surpriza që Arjola kishte menduar për Ajsin ishte ritakimi me moderatoren e “Portokallisë”, Xhemi Shehun. Ajo zbriti nga shkallët me disa tullumbace në dorë. Në momentin që Ajsi pa Xhemin, vrapoi drejt saj për ta përqafuar. Pjesën tjetër të premtimeve që mamaja i kishte kërkuar, Ajsi i bëri në praninë e Xhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP