Majlinda Kelmendi, në fokusin e CNN

Xhudistja e njohur Majlinda Kelmendi ishte sërish në fokusin e gjigantit mediatik amerikan CNN, për arritjet e saj impresionuese në sport.

26-vjeçarja është ikona më e madhe e sportit në Kosovë, medalistja e parë e vendit në një olimpiadë dhe frymëzim për të rinjtë që merren me disiplina jo shumë masive, siç është xhudo, transmeton TCH.

CNN i kushtoi një material të zgjeruar talentit nga Peja në rubrikën prestigjioze “Legjendat e xhudos”. Kur ajo mbajti flamurin e Kosovës në Olimpiadën e Rios në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte mbi të dhe ajo nuk zhgënjeu në turne.

Majlinda Kelmendi mundi kampionen e botës në fuqi asokohe, japonezen Misato Nakamura si dhe italianen Xhufrida. Një veprim i bukur që i dha një “yuko” në finale, ishte mjaftueshëm për medalje. Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka dhënë me meritë jo pak tituj prestigjiozë dhe Grand Slam-e, por fitorja më e madhe, siç thotë Majlinda, është përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare me simbole zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP