Mospërfshirja e grave në hisen familjare e shqetëson ambasadorin Delawie!

Përqindja e vogël e grave që posedojnë pronë po konsiderohet faktor negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie konsideroi që situata e tanishme në çështjen e të drejtave të grave në pronë po rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, që kosovaret të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi në baza të njëjta si burrat. Dhe nëse nuk mund të trashëgoni ose keni problemi në trashëgiminë e pronës nga prindërit tuaj, ose keni vështirësi në regjistrimin e pronës në Komunë nuk mund të merrni pjesë plotësisht në ekonominë e Kosovës”, tha Delawie.

Ai megjithatë tha se investimi i bërë nga Ambasada Amerikane në këtë çështje nuk është krejtësisht pa rezultat.

“Po shohim rezultate reale. A është gjithçka për mrekulli? Ende jo, por do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje”, tha Delawie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP