Shembje në rrugën Tetovë-Sellcë-Vicë, banorët kërcënojnë me protesta, komuna do intervenojë të dielën (FOTO)

Rruga Tetovë-Sellcë-Vicë është rrënuar dhe në disa pjesë është bërë e pakalueshme.  Banorët  kanë reaguar deri te redaksia e Portalb.mk duke thënë se nëse e njëjta nuk pastrohet do të  dalin në protesta.  Banorët thonë se për këtë situatë e kanë njoftuar edhe komunën e Tetovës dhe presin intervenim të shpejtë.

Nga sektori për  komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore në Komunën e Tetovës thonë për Portalb.mk se janë njoftuar me këtë problem dhe do të marrin masa.

”Sa i përket rrëshqitjeve të dheut në këtë rrugë jemi të njoftuar dhe gjatë ditës së diel do të ndëmerret një aksion në bashkëpunim me banorët e fshatit Sellcë si dhe me përkrahje të një kompanie të këtij fshati” thonë nga ky sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP