Gostivar, plaçkitje në bankën Hallk Bank
Një person i armatosur me pistoletë, rreth orës 12 ka hyrë në ekspoziturat e Hallk Bank në Gostivar dhe ka marrë shumë të madhe të parave. Sipas të gjitha gjasave në vjedhje i ka ndihmuar së paku edhe një person tjetër.
Sipas gjetjeve fillestare të hetimit të cilën e bënë nga SPB Tetovë, një burrë i moshës së mesme me kapelë në kokë dhe i sulmuar me pistoletë ka hyrë në ekspoziturat në rrugën “Goce Dellçev”, në afërsi të qendrës së kulturës. Me pistoletë të drejtuar drejt njërit prej të punësuarve i është kërcënuar me jetë dhe ka marrë rreth një milion denarë. Në shpejtësi pastaj është larguar dhe ka hyrë në një veturë të cilën e voziste një peron tjetër.
Policia e Gostivarit po kryen ekspertizë dhe po punon në gjetjen e autorit të veprës.