Ky shtet i paguan studentët që shkojnë në universitet

Në shumicën e vendeve në botë janë studentët ata që paguajnë për të mbuluar shpenzimet e shkollimit të tyre gjatë viteve të universitetit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës studentët paguajnë deri në 60,000 dollarë në vit për një vit universitar. Ndërsa në Danimarkë është qeveria ajo që i paguan studentët që të shkojnë në universitet, shkruan Class.

Të gjithë shtetasit e Danimarkës që janë mbi 18 vjeç janë pjesë e një politike e cila u jep atyre mbështetje financiare për deri në gjashtë vite të studimeve universitare. Çdo student që nuk jeton me prindërit merr gati 900 dollarë në muaj, dhe mbi të gjitha, nuk duhet t’i kthejnë shtetit asnjë qindarkë. Studentët që performojnë më mirë në universitet marrin shpërblime edhe më të mëdha.

Danimarka

E gjithë kjo politikë zbatohet për të tërhequr të rinjtë danezë të zgjedhin universitetin mbi kurset profesionale të cilat janë kthyer në trend në këtë vend. Kjo zgjidhje ul stresin e studentëve për të realizuar një përzgjedhje sa më të mirë dhe cilësore gjatë viteve të cilat përcaktojnë dhe të ardhmen e tyre.

Danimarka është një shtet i cili shpesh merret si referencë dhe shembull nga vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke qenë se, përveç lehtësirave që ofron, është dhe vendi me papunësinë e të rinjve më të ulët në botë, rreth 11%.

Danimarka

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button