OKB: K. Veriore ka transportuar pajisje në fabrikat e armëve kimike në Siri

Mediat amerikane kanë raportuar se Koreja Veriore ka dërguar specialistë të raketave në Siri, së bashku me disa pajisje të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike.

Në raportin e 27 shkurtit, thuhet se ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur më shumë se 40 transporte të paraportuara të furnizimit me këto pajisje në Siri nga vitit 2012 deri më 2017, transmeton REL.

Materialet të cilat thuhet të jenë dërguar ilegalisht në Siri kanë përfshirë pllaka rezistente ndaj acidit, pajisje rezistente ndaj korozionit dhe termometra.

Raporti i papublikuar nga OKB-ja, që shqyrton nëse Koreja Veriore po vepron në përputhshmëri me rezolutat e organizatës, tregon se si një anëtar ka vërejtur tenikë të Phenianit në hapësirat e armëve kimike dhe raketave në Siri.

Në raport përmendet edhe se Damasku u ka thënë ekspertëve të OKB-së, se verikorenët që kanë qenë prezent në Siri janë trajnerë dhe atletë.

Supozimet kanë ardhur pas raportimeve për përdorimin të gazit të klorit nga forcat siriane drejt civilëve.

Qeveria siriane e kundërshton një gjë të tillë.

Ekspertët kanë thënë se Koreja Veriore, e cila aktualisht është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të programit të saj të armëve bërthamore dhe raketave balistike, ka ofruar një kohë të gjatë trajnime për përdorim të këtyre armëve në gjithë botën, në këmbim të të hollave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button