BBC: Humanitarët u japin sirianeve ushqim në këmbim të seksit

Gratë në Siri janë të eksploatuara seksualisht nga burrat të cilët dërgojnë ndihmë humanitare, lajmëroi BBC.

Burra të angazhuar për shpërndarjen e ndihmës, të dërguar nga organizatat humanitare dhe KB-ja, eksploatojnë gra në Siri, duke u dhënë ushqim në këmbim të seksit, kumtoi BBC, përcjell MIA. 

Edhe krahas paralajmërimeve nga Siria që para tre viteve, arrijnë raporte të reja nga jugu i vendit për veprime amorale gjatë shpërndarjes së ndihmës humanitare.

Agjenci të KB-së kumtuan se po zbatojnë politikë të shkallës zero tolerancë për eksploatim dhe se nuk kanë pranuar denoncime për lloje të tilla të keqtrajtimit në rajon. Por, disa aktivistë humanitarë për BBC-në deklaruan se lloji i tillë i eksploatimit është aq i përhapur në Siri, sa që shumë gra nuk dëshirojnë t’u afrohen qendrave për shpërndarje të ndihmës sepse vetë shkuarja e tyre do të interpretohet se kanë pranuar ushqim në këmbim të shitjes së trupit.

“Disa agjenci humanitare i mbyllin sytë para një praktike të tillë”, deklaroi një punonjës humanitar. Ai paralajmëron se disa persona zyrtarë lokalë po marrin pjesë në distribuimin e ndihmës në rajone të rrezikshme në të cilat aktivistët e huaj nuk kanë qasje.

Në raportin e Zërave për Siri 2018, thuhet: gra apo vajza martohen për persona zyrtarë për një periudhë të shkurtë, me qëllim që burrat të marrin shërbime seksuale, ndërsa ato si kundërpërgjigje – shujta ushqimi. Theksohet se “Gra dhe vajza pa mbrojtje nga burrat, për shembull vejusha dhe gra të shkurorëzuara dhe gra të cilat janë të zhvendosura, posaçërisht janë cak i eksploatimit seksual”.

Praktika e tillë ishte paraqitur para tre viteve. Përfaqësues lokal të pushtetit nga rajone si Dara dhe Kuneitra kanë ruajtur ushqim i cili u është dërguar dhe e kanë ndarë pasi që kanë marrë shërbime seksuale, thotë Daniela Spenser, këshilltare në grup humanitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button