Aksident komunikacini në Prilep, humb jetën një 38 vjeçar

Një person e humbi jetën në një fatkeqësi të rëndë komunikacioni që ndodhi dje pasdite në rrugën Manastir-Prilep, afër parkut të Revolucionit.

Sipas informatave fillestare nga SPB Manastir, fatkeqësia ndodhi rerth orës 16 kur automjeti i llojit “Opel Vektra” me targa të Prilepit, për shkaqe tani për tani të panjohura, derisa qarkullonte prej Manastirit drejt Prilepit, përmes bankinës, ka dalë nga nënkalimi poshtë. Në vendin e fatkeqësisë jetën e humbi banori 38 vjeçar nga Prilepi me inicialet Z.R. Në automjet nuk ka pasur udhëatrë të tjerë.

Сообраќајка прилеп

Ekspertizë në vendin e ngjarjes për momentin ende po bëjnë policia dhe prokurori themelor  publik, ndërkaq jozyrtarisht, personi që humbi jetën sot ka mbushur 38 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button