Shafrani i Indisë, shumë më efikas se ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve

Shafrani i Indisë është shumë më efikas se ibuprofeni dhe paracematoli në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve të shkaktuara si pasojë e ndonjë incidenti, sidomos tek sportistët, ka zbuluar një studim i ri.

Pas më pak se 3 javësh, përdorimi i një përbërësi të kësaj erëze indiane, njohur ndryshe si kurkumina, ndihmoi në lehtësimin e dhimbjeve të disa sportistëve, po aq sa paracetamoli ose ibuprofeni, por pa shkaktuar asnjë efekt anësor.

“Ky studim sugjeron se produktet natyrale me bazë kurkuminën ofrojnë një kurë të sigurt për dhimbjet osteo-muskulore të shkaktuara nga aktiviteti fizik intensiv”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Francesco Di Pierro, nga kompania  farmaceutike Velleja Research, në Milano.

Shkencëtarët mendojnë gjithashtu se kurkumina mund të ndihmojë gjithashtu personat që vuajnë nga artriti dhe probleme të tjera me kockat.

Kurkumina është përdorur si një kurë mjekësore për artritin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP