Ljamçevski: “Luftë” në 90 minutat e ardhshme për të fituar (VIDEO)

Java e 22-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupit e vë përballë Pobedës së Prilepit, por edhe ky ekip përballet me problemet e stadiumit dhe ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Pod tumbe kafe” në Manastir.

Futbollistët kanë punuar maksimalisht gjatë kësaj jave për të eliminuar gabimet dhe mangësitë nga java e kaluar dhe janë të mendimit se kjo skuadër ka mundësi që të bëjë arrijë më shumë, duke kërkuar që edhe në Manastir të shënojnë rezultat pozitiv.

Pikërisht për duelin e nesërm ka folur mbrojtësi me përvojë, Bllagoja Ljamçevski i cili e njeh mirë stadiumin “Pod tumbe kafe”, kua ka luajtur me Pelisterin, por njëkohësisht edhe vjen nga qyteti i Manastirit.

“Kemi respekt ndaj ekipit të Pobedës, por besojmë në kualitetet tona dhe do të japim maksimumin nga vetja që të kthehemi nga Manastiri me 3 pikë. E kemi parasysh se në javën e kaluar nuk luajtëm ashtu siç duhet, por atë ndeshje e lëmë pas vete dhe jemi maksimalisht të koncentruar dhe të përgatitur për një “luftë” në 90 minutat e ardhshme për të fituar maksimumin”, është shprehur Ljamçevski.

Në pyetjen se si do të ndjehen ai dhe Blazhe Ilijoski, të cilët kanë luajtur kohë të gjatë në stadiumin e Manastirit, Ljamçevski shtoi.

“Mirë, si për mua ashtu edhe për Bazhen stadiumi “Pod tumbe kafe” është shumë i njohur dhe sikurse thuhet do të luajmë sikurse në “shtëpi”, mendoj se kjo është një motiv shtesë që të japim maksimumin dhe të marrim fitore, që për në do të kishte një rëndësi të madhe në luftën për të mbetur në kreun e tabelës”, ka përfunduar Ljamçevski.

Të përkujtojmë se për ndeshjen e nesërme që luhet me fillim në orën 14:00. shkaku i pesë kartonëve të verdhë të drejtë loje nuk ka Muharem Bajrami. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button