Moti sot në Maqedoni

Moti  në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore reshje të dëborës, veçanërisht paradite.  Do të fryjë erë mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 10 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri nëntë gradë.

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë kryesisht mot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe dëborës, ndërsa në viset malore reshje të dëborës. Pastaj vazhdon periudhë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe të dëborës, të cilat nga e  diela për shkak të rënies të masës më të ftohtë të ajrit do të kalojnë në dëborë edhe në disa vende më të ulëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button