Rita Ora shfaqet e mrekullueshme në Brit Awards (FOTO)

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Brit Awards, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja e famshme me prejadhje nga Kosova, Rita Ora ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit muzikor, ku ka shkëlqyer duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ajo kishte të veshur një fustan të bardhë me fije teksa kishte të zbuluar supet.

“Jeni duke pritur për një jetë ‘For You’, RitaOra! Ju mund të ishit sonte ‘Anywhere’, por jeni këtu në qilimin e kuq të #BRITs! Mezi po presim të dëgjojmë “Your Song” më vonë”, shkruan në llogarinë zyrtare të festivalit në Twitter.

Kujtojmë se këngëtarja jonë do të performojë disa këngë në këtë festival prestigjioz duke përfshirë edhe këngën në bashkëpunim me Liam Payne.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP