Maqedoni, hyri në fuqi ligji i ri për patentë shoferi

MPB kumtoi se kanë hyrë në fuqi ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion, me të cilat, fëmijët, ashtu siç qëndron në ligj, me mbushjen 17 vjet, dhe jo si deri më tani 16 vjet, do të munden të marrin patentë shoferi, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër  me ndryshimet e reja parashohin edhe rritje të kufirit të moshës, pas së cilës duhet të nxirret vërtetim mjekësor në çdo tre vjet për vazhdim të patentës së shoferit.

“Në pajtueshmëri me ligjin për siguri në komunikacion, leja e vozitjes jepet në afat prej 10 vjetëve, ndërkaq te personat më të vjetër se 70 vjet, me afat prej tre vjetëve. Sipas ligjit të vjetër kufiri ishte në moshën 65 vjeçare. Gjithashtu. Fëmija mund të pajiset me patentë shoferi të kategorisë “B” nëse ka  17 vjet, në vend siç ka qenë deri më tani 16 vjet. Leje për vozitje të traktorit mund të posedojnë personat mbi 17 vjet”, thuhet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP