Receta e përkryer për përgatitjen e bukës së misrit (kollomoqe)

Buka kollomoqe ose me miell misri njihet si një ndër bukët më të shijshme dhe njëkohësisht shumë e mirë për shëndetin.

Më poshtë gjeni produktet e nevojshme dhe recetën për përgatitjen e bukës kollomoqe me shije mahnitëse dhe shumë të shëndetshme.

Produktet

1kg miell misri
700ml ujë
1 filxhan kripë

Në një enë të thellë hidhet filxhani me kripë dhe uji pastaj shtohet miell sipas nevojës deri sa të bëhet një masë e mirë e brumit. Masa e përfituar përzihet dhe kur të jetë gati e shtypim deri sa të marrë formën e bukës dhe pastaj lyhet me ujë të ngrohtë dhe miell. Buka vendoset në furrë për pjekje rreth 45 minuta deri në 1 orë në temperature 230gradë.

Një bukë e tillë nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj.

Kjo recetë është përgatitur nga Super Viva, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP