Kuvendi votoi për ndryshimet e ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor

Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 24 i ka miratuar ndryshimet në ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me procedurë shkurtuar, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sqaroi se me dispozitat e ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor janë të përfshira edhe bujqit individual. Nga vitit 2013, ashtu siç tha ajo, është vendosur definicion i ri “menaxhim familjar të bujqësisë”, por deri më 1 dhjetor të vitit 2017 ende nuk është krijuar mundësia që të kryhet kategorizimi i buqëve.

“Për atë parashohim mbajtje të definicionit paraprak për bujq individual, të cilët janë të obliguar për tatim të të ardhura nga kryerja veprimtarisë bujqësore, të cilët veprimtarinë bujqësore e kanë punë të vetme”, tha Carovska.

Plotësisht ndryshohen edhe nenet 61 të ligjit dhe jepet mundësi për shfrytëzimin e pensionit familjar për fëmijë me aftësi të kufizuara, për çka deri më tani nuk ka pasur mundësi, nëse fëmija ka pasur çfarëdo të ardhur tjetër ose nëse ka qenë i punësuar. Ndryshohet edhe neni 11 me çka sjell bazë për miratimin e metodologjisë  për stazh me kohëzgjatje të shtuar (të benificuar), të cilën momentalisht e punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button