Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekshmërinë e foshnjave

Në Maqedoni 1 nga 120 foshnjat ndërron jetë në periudhë prej 28 ditëve nga lindja, ndërkaq me këtë shteti jonë e zë vendin e 105-të prej 184 vendeve të botës, kumtoi UNICEF, njofton Portalb.mk.

Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekshmërinë e foshnjave, pas Moldavisë, e cila është në vendin e 77-të. Me këtë, vendi është renditur më keq se të gjitha shtetet fqinje, me përjashtim të Kosovës, e cila nuk është ranguar në listën e re të UNICEF-it. Kështu nëse në Maqedoni vdes 1 nga 120 foshnjat e lindur, në Shqipëri vdesin 1 në 161, në Bullgari 1 në 263, në Serbi 1 në 270, ndërkaq në Greqi 1 në 435 foshnja.

Sipas UNICEF-it, edhe pse vdekshmëria e foshnjave në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është në rënie, në Maqedonia ajo është rritur.

Sipas listës së organizatës  botërore, situata më e keqe është në Pakistan, ku 1 nga 22 foshnjat vdesin, ndërkaq më së miri është Japonia, në të cilin vend vdes një foshnje prej 1.111.

“Shkalla e vdekshmërisë te foshnjat është pasqyre jo vetëm e efikasitetit të sistemit shëndetësor, por edhe zhvillimit, varfërisë dhe mirëqenies sociale, shkallët e sëmundjeve dhe kualitetit të mjedisit jetësor në vend”, thotë organizata UNICEF, e cila e filloi fushatën botërore “Për çdo fëmijë, JETË”.

“Në kontekstin tonë, ajo nënkupton sigurim përkatës për kujdes të grave shtatzëna, kontrolle dhe vizita për të gjitha gratë shtatzëna nëpër tërë vendin – veçmas për gratë rurale, të cilët shpeshherë janë më larg prej shërbimeve shëndetësore. Për atë duhet që të sigurohet qasje dhe transferim i shpejtë në repartet për kujdes intensiv eonatal në rast të komplikimeve. Në vend ka punëtor të shkëlqyer shëndetësor – por, mjekët dhe infermieret janë mirë vetëm aq sa është i mirë sistemi në të cilin punojnë. Jo vetëm që duhet të ekzistojnë protokolle të akredituara ndërkombëtare dhe udhëzime e bazuara në të dhëna, të cilat janë në shumicën e sistemeve shëndetësore, por edhe personat profesional duhet të kenë kapacitet që të njëjtën ta aplikojnë”, thonë rekomandimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button