F1, Ferrari kthehet në origjinë: makinë krejtësisht e kuqe

E kuqe dhe vetëm e kuqe. Kjo do të jetë njëvendëshja e re Ferrari për Botërorin e Formula 1 të vitit 2018, që do të prezantohet në 22 shkurt.

Sipas “Corriere della Sera”, makina që do të pilotohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen do të jetë e kuqe e errët, pa zonat e bardha të viteve të fundit, transmeton Top Channel. 

Mësohet se do të ketë vetëm një gri të lehtë nga Philipp Morris, ashtu siç e ka motori Ducati GP18 i MotoGP.

Një Ferrari pa të bardhën na kujton makinat e vjetra të markës italiane, ato të para 50 viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP