Para të vërtetës do të thyhen

Premtim Iseni

Premtim Iseni

Sot kur i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, nën monitorimin e BE-së dhe SHBA-ve, ka hyrë në një fazë të re të transformimit rrënjësor rrespektivisht në një proces të ri, me mentalitet të ri të të bërit politik dhe me demokratizimin e sistemeve të reja duke instaluar frymë properëndimore dhe të vlerave të funksionimit dhe qeverisjes institucionale brenda këtyre shteteve. Kjo lloj strategjie për vendet e këtij rajoni tani më edhe në formë të shkruar u prezantua nga ana e KE-së gjatë muajit shkurt, dokument në të cilin u piketuan të gjitha detyrat e shtëpisë për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor gjithashtu u prezantua edhe kalendari i veprimtarisë nga ana BE-së ndaj rajonit dhe e kundërta.

Dhe, tani duke pasur parasysh se kemi një plan strategjik zyrtarë të prezantuar nga ana e BE-së dhe nga ana tjetër duke pasur parasysh  kompleksitetin e funksionimit shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për lëvizjet e grupeve destruktive brenda këtyre shteteve të cilat do të bëjnë lëvizjet e tyre të komanduara nga një buton i vetëm sepse syzet e tyre këtë pjesë të Ballkanit e shohin akoma me fotografi të viteve të ’90 dhe assesi me realitetin e kohës ku procesi tani më i nisur për çlirimin e vendeve nga kthetrat e forcave destruktive kthim mbrapa nuk ka.

Në Maqedoni tërbimi i këtyre forcave filloi në prag  të publikimit të bombave nga ana e opozitës së atëhershme sepse njohuri për ekzistimin e fakteve të tilla padronët e tyre I kishin prandaj dhe u shtypën butonat për modifikimit dhe shpëlarjen e fytyrave të tyre dhe i transformuan në stadiume të reja por me skuadër lojtarësh të njëjtë. Forca të tilla të telekomanduara kishte brenda të gjitha partive politike.

Në ato forca politike ku nuk arritën ta marrin kontrollin u munduan në formë sabotimi dhe me metodat e sponzorizuara nga Sputnik (fake neës) të ndikojnë në dobësimin sa më të madh të aktorëve politik që nuk humbën ekuilibrat.

Në ato parti ku ishin shumicë dhe u identifikuan nga bombat për fytyrën e vërtet që kanë atëherë u munduan që të dalin në skenë si reformues pavarësisht se ishin skuadër e njëjtë por ndryshuan ngjyrat e fanellës dhe me këtë menduan se popullit do ua shesin edhe njëherë sapunin për djathë.

Dhe, kategoria e tretë të cilat gjatë kësaj krize i fërkuan duart duke menduar se ju erdhën pese minutat e tyre për tu bërë faktor kryesor ishin ata që e menduan vendin se rrëshqiti si Bosnja dhe Hercegovina dikur, kur ata bënë stadiumet e tyre në Ballkan por si duket llogarit nuk i kishin të bërë saktë sepse stadiume të tilla tek shqiptarët nuk arritën të bëjnë as në shtetin shqiptarë në 1998,as gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe as gjatë konfliktit të vitit 2001 kur disa ditë para firmosjes së M.Ohrid u munduan të marrin në kontroll disa segmente të rëndësisë kombëtare.

Janë po këto forca të cilat tek shqiptarët mbajtën nivelin e debatit në shkallën më populiste të mundshme, ku sa herë duheshte ndonjë nga çështjet e rëndësisë jetike të zgjidheshete ishin pikërisht këta forca që viheshin në aksion për të shpallur tradhtar ata që i prinin proceseve d.m.th. nuk zgjidhnin metoda për ti stopuar këto procese, në vazhdimësi sabotuan kokat më intelektuale të shqiptarëve, vulgarizuan debatin dhe elektoratin e tyre që secilin qytetar që nuk mendon si ata e etiketojnë si tradhtarë ndërsa nga ana tjetër kurrë nuk e pranuan faktin se edhe pse asnjëherë nuk fituan besimin e shqiptarëve ata mbajtën pozita të larta shtetërore dhe mbi të gjitha kontrolluan biznesin legal dhe ilegal në ato vende ku shqiptarët janë shumicë.

Tani kur rajoni dhe vendi në veçanti është në fazën finale të anëtarësimit në NATO dhe BE, kur fryma properëndimore po e zvogëlon dhe po e bënë inekzistente frymën prolindore këto lëvizje destruktive do të tërbohen dhe do të bëhen edhe më agresive sepse hipotekat e tyre tek ata që mbajnë telekomandën antiperëndimore janë të mëdha. Mjafton që të shikohen veprimet e tyre që bënë këtë muaj dhe që do ti bëjnë deri në muajin qershor dhe pikërisht veprimet e tyre do ti nxjerrën zbuluar para të vërtetës.

Syzet e tyre ku çdo herë shqiptarët i kanë parë dhe janë munduar të ju paraqiten si patriot duke sulmuar me gogla dushku ka mbaruar, xhamat e syzeve te tyre para së vërtetës që do të vije do të thyhen.

4 thoughts on “Para të vërtetës do të thyhen

  1. Këtij ia shkruan ndokush me pare, se përndryshe eshte vetëm një injorant dhe shërbetorë i përkryer i Maqedonëve (Vmro-Lsdm) për hiç pare .
    Me e pyet këtë të paditur se çka ke shkruar, as që e din të të përgjigjet .
    Ti je Vetë një pallavraxhi që komandohesh me tekekomandën e të paudhëve….
    p.s.
    Nuk pijn ujë këta muhabete boshe plagijateske…

  2. hahaha I paske hy zametit me shkrujt diçka që edhe ti je po ai personazh ne fjalën tënde të shkruar…
    (ku me e ditë se a je ti shkrimtari..)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP