Hirscher fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore

Skiatori Marcel Hirscher, bindshëm festoi fitoren në garën e sllallomit të madh duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi olimpik në kombinimin alpik, Hirscher në sllallomin e madh dominoi dhe ishte më i shpejtë për 1.23 sekonda nga norvegjezi Henrik Kristoffersen që u rendit në vendin e dytë. Medaljen e bronztë e fitoi francezi Alexis Pinturault.

Kampioni i gjashtëfishtë botëror dhe fitues i përgjithshëm i Kupës Botërore në gjashtë vitet e fundit, Hirscher është favoriti kryesor për medaljen e sllallomit të planifikuar për të enjten.

Slloveni Zan Kranjec fitoi vendin e katërt, ndërsa skiatori më i mirë kroat Filip Zubçiç përfundoi garën në vendin e 24-të.

Ndërsa përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në Pyeongchang Albin Tahiri zuri vendin e 56-të me 43 sekonda e 43 të qindtat mbetje, Erjon Tola nga Shqipëria i 47-ti me 15 sekonda e 59 të qindtat mbetje, Antonio Ristevski nga Maqedonia nuk e përfundoi garën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button