Rama: Një president mbarëkombëtar, ëndërr e realizueshme

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se pas një rrugëtimi të mbushur me histori, qëndresë e sakrifice për liri, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike duke u vendosur si shteti më i ri në hartën politike të globit, transmeton 21 Media.

“Nga qëndresa e brezave që kaluan nga mbretëria e parë jugosllave e te shtypja serbe, vetëm dy dekada më parë kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një utopi se një objektiv i arritshëm, e lëre më adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës s’do të ishte i menduar as përmes fantazisë më pjellore letrare, por e gjitha kjo ka ndodhur”, ka theksuar Rama.

Rama u është drejtuar të pranishmëve në sallën e Kuvendit të Kosovës duke u thënë se Kosova dhe Shqipëria sot janë dy realitete formalisht të ndara administrative por jetojnë në një fushë të njëjtë mediatike, në një bashkëveprim institucional të vazhdueshëm të përafrimit të programit kombëtar të së ardhmes.

Sipas Ramës dialogu i vështirë me Serbinë do të jetë histori dhe shqiptarët e serbët do të bashkëjetojnë në funksion të së ardhmes, si dy popuj me fqinjësi të mirë. Po ashtu presidenti i Shqipërisë ka thënë se Kosova dhe Shqipëria në të ardhmën mund të kenë një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë “Kosova dhe Shqipëria do të kenë politikë të jashtme dhe jo vetëm ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka thënë Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button